Britania e Madhe në rrezik të një recesioni të madh - Bota Sot
Britania e Madhe në rrezik të një recesioni të madh

Evropë

Britania e Madhe në rrezik të një recesioni të madh

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Britania e Madhe mund të futet në një recesion të madh dhe një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian do ta dyfishonte deficitin buxhetor të vendit gjatë vitit të ardhshëm.

Ky paralajmërim, vjen nga Zyra për Përgjegjësi të Buxhetit.

Një dalje pa marrëveshje do ta dëmtonte besimin e investitorëve në Britani, që do të dërgonte në barriera të shumta me Bashkimin Evropian, duke bërë që ekonomia të pësojë rënie prej 2% deri në fund të vitit 2020, thuhet në paralajmërim.

Philip Hammond, ministri i financave të Britanisë, tha se “Raporti që është publikuar tregon se një dalje pa marrëveshje do të ishte një goditje e fortë për ekonominë britanike, do të ketë reduktim të dukshëm të të ardhurave nga taksat, dhe do të rritej borxhi kombëtar. E që kjo do të thotë të kemi një recesion të vazhdueshëm” tha ai.

Të dy kandidatët për kryeministër, kanë thënë se janë të gatshëm ta nxjerrin vendin nga Bashkimi Evropian edhe pa marrëveshje, në qoftë se kjo është e nevojshme, shkruan Euronews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...