Britania e gatshme të reduktojë orarin e punës në 4 ditë në javë

Evropë

Britania e gatshme të reduktojë orarin e punës në 4 ditë në javë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 10:07
Ilustrim

Disa shtete janë duke menduar që të reduktojnë orarin e punës, përkatësisht, madje, edhe ditët e javës për të punuar.

Kjo ide po pëlqehet shumë edhe në Britaninë e Madhe. Partia e Gjelbër është duke menduar seriozisht që të punohet vetëm katër ditë gjatë javës.

Më herët në Gjermani ishte organizuar një grevë e përgjithshme, për të kërkuar që të reduktohet orari nga 35 orë në 28, përcjell albinfo.

Kjo do të rriste numrin e punëtorëve, derisa njerëzit do të kishin më shumë kohë edhe për familjet e tyre.

Ky debat është duke vazhduar për vite, por me shumë shtete që hezitojnë, pasi do të rriteshin kostot.

Britania e Madhe po e mendon si një periudhë testimi, nëse do të funksionojë në të vërtetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat