Holanda, vetëm 10% përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

Evropë

Holanda, vetëm 10% përgjegjëse për masakrën e Srebrenicës

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 11:06
Pamje nga vendi ngjarjes

Gjykata e Lartë holandeze mbështeti vendimin e gjykatës së shkallës më të ulët se Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për 350 myslimanë të ekzekutuar në masakrën e Srebrenicës në Bosnje.

Gjykata tha se shteti ishte përgjegjës për 10% të tragjedisë, pasi kjo ishte probabiliteti që ushtarët holandezë mund të kishin parandaluar vrasjet.

“Nëse forcat holandeze u kishin dhënë burrave mundësinë për të qëndruar në zonën e mbrojtur, kishte vetëm 10% mundësi që ata nuk do të kishin rënë në duart e serbëve dhe kështu shteti holandez duhet të jetë përgjegjës vetëm për atë pjesë të dëmeve”, thuhej në vendimin e gjykatës.

Megjithëse Gjykata e Apelit kishte vendosur se Holanda ishte 30% përgjegjëse, Gjykata e Lartë vendosi vetëm për 10%.

Çështja është tek dorëzimi i këtyre burrave myslimanë nga trupat holandeze të OKB-së të cilët më pas u ekzekutuan nga forcat serbe.

Holanda gjithnjë ishte deklaruar se trupat e saj ishin në një "mision të pamundur".

Ky rast ishte iniciuar nga një grup i të afërmve të viktimave, i njohur si Nënat e Srebrenicës.

Ata kërkuan nga OKB që të njihet faji dhe të kompensohen, por organizata e shpalli veten imune ndaj ndjekjes penale. 

Ndryshe, në vitin 2002, një raport në rolin e Holandës në Srebrenicë bëri që e gjithë qeveria holandeze të japë dorëheqjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat