Shpërthen gripi i derrave në një fermë të Bullgarisë

Evropë

Shpërthen gripi i derrave në një fermë të Bullgarisë

Më: 20 korrik 2019 Në ora: 17:38
Foto ilustrim

Autoritetet bullgare kanë raportuar të shtunën se gripi afrikan i derrave është përhapur në një fermë për rritjen e derrave afër qytetit të Ruse-s, i cili shtrihet në pjesën verilindore të Bullgarisë.

“Të gjithë derrat që ndodhen në këtë fermë, që janë 17 mijë, do të mbyten”, tha një zëdhënëse e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë e Ushqimit.

Përpos kësaj, të gjithë derrat e rritur nëpër ferma më të vogla në një zonë prej tri kilometrash afër fermës së madhe mund të mbyten nga autoritetet, shtoi ajo.

Bullgaria i ka forcuar masat për ta parandaluar përhapjen e gripit vdekjeprurës me prejardhje nga Afrika pas raportimit të 30 rasteve me këtë sëmundje në disa rajone, përfshirë provincat kufitare me Rumaninë.

Gripi afrikan i derrave është një sëmundje shumë ngjitëse që i prek derrat e fermave dhe derrat e egër. Fatmirësisht, njerëzit nuk infektohen me këtë sëmundje, shkruan “Reuters”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat