Pusi i vdekjes! Kush hyri, nuk arriti të dilte

Evropë

Pusi i vdekjes! Kush hyri, nuk arriti të dilte

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 15:46
Pusi i vdekjes

Dëshira për të pastruar pusin u kthye në tragjedi për një familje. Motër e vëlla humbën jetën, ndërsa djali i gruas u rikthye në jetë vetëm pas masazhit të zemrës në ambulancë dhe vijon të mbetet në gjendje kritike për jetën.

“Cnn Turk” raporton se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Provincën Burdur të Turqisë. 36-vjeçarja Rabia Vural, vëllai i saj binjak Ramazan Gürel dhe djali i saj Osman Vural, 18-vjeç, nisën punën për të pastruar pusin afër kullotave. Pasi boshatisi ujin, Osman Vural zbriti në fund të pusit për ta pastruar, por i ra të fikët si pasojë e mungesës së oksigjenit.

Në ndihmë fillimisht i shkoi daja, i cili zbriti në fund të pusit pothuajse 20 metra të thellë, me diametër rreth 1 metër. Por edhe ai mbeti në pa ndjenja si pasojë e mungesës së oksigjenit teksa përpiqej të nxirrte nipin.

Image

Në panik e sipër, në pusi zbriti edhe Rabia Vural, e cila po ashtu nuk ia doli të ndihmonte të afërmit por ra pa ndjenja duke mos arritur të mbushej me frymë.

Të afërm të tyre, të cilët mbërritën tek pusi, njoftuan menjëherë urgjencën zjarrfikësit dhe xhandarmërinë.  Forcat e ndihmës së shpejtë nxorën fillimisht trupat e pajetë të Rabia Vural dhe vëllait të saj binjak. Osman Vural ndërkohë u arrit të rikthehet në jetë falë masazhit të zemrës që iu bë në ambulancë, por i riu vijon të mbetet në gjendje të rëndë për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat