Greqia mes flakëve, zjarrfikës e helikopterë në terren

Evropë

Greqia mes flakëve, zjarrfikës e helikopterë në terren

Më: 21 korrik 2019 Në ora: 23:10

Një zjarr i madh po përhapet me shpejtësi në zonën pas stadiumit Markopoulo, në Attica, Greqi.

Për lokalizimin e flakëve janë angazhuar 40 zjarrfikës, 16 automjete, dy helikopterë që hedhin ujë dhe një helikopter koordinues. Gjithashtu me makinat e tyre janë angazhuar edhe 10 vullnetarë me katër automjete.

Sipas zjarrfikësve, zjarri është përhapur me shpejtësisë sepse zona pas stadiumit ka bar të thatë dhe shumë mbeturina të grumbulluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat