10 milionë euro për 1 km të rrugës së biçikletave në Gjermani - Bota Sot
10 milionë euro për 1 km të rrugës së biçikletave në Gjermani

Evropë

10 milionë euro për 1 km të rrugës së biçikletave në Gjermani

Më: 22 korrik 2019 Në ora: 07:18
Ndërtimi i aksit u shtrenjtua për shkak të problemeve teknike

Ndërtimi i kësaj rruge biçikletash në Gjermani ka kushtuar deri më tani 115 milionë euro dhe është e gjatë 11.5 kilometra. Është segmenti buzë lumit të Rinit, në një zonë panoramike jo shumë larg Frankfurtit që është trashëgimi e UNESCO.

Ekspertët thonë se projekti ka kushtuar shtrenjtë pasi ka kushte maksimale sigurie pasi në njërën anë të saj kalon lumi dhe në tjetrën rruga e automjeteve. Ajo është e mbrojtur nga të dyja krahët me barriera hekuri dhe shfrytëzohet si nga çiklistët ashtu edhe nga këmbësorët.

Megjithatë, ditët e fundit të përditshme prestigjioze gjermane si “Bild” e “Frankfurter Allgemeine Zeitung” shkruajnë se vlera e rrugës ka tejkaluar kostot e saj reale. Që kur u miratua projekti për ndërtimin e saj e deri më tani kanë kaluar 13 vjet dhe rruga ende nuk ka përfunduar. Sipas investigimeve të këtyre të përditshmeve, projekti për rrugën që ka kushtuar 10 milionë euro për kilometër është ndryshuar disa herë për shkak se shumë punime në terren nuk ishin parashikuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...