Temperatura sot në Britani është 38 gradë, rekord për këtë vend

Evropë

Temperatura sot në Britani është 38 gradë, rekord për këtë vend

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Britanikët sot përballen me ditën më të nxehtë të rregjistruar ndonjëherë.

Dje temperaturat ishin 36 gradë Celcius, ndërsa sot është 38 gradë një rekord për muajin korrik në Britani të Madhe.

Mbrëmë në këtë vend kishte pasur stuhi të forta dhe rrufe, due bërë që moti të jetë shumë i paparashikueshëm.

Autoritetet kanë marrë masa për këtë valë të re të nxehtësisë. Qarkullimi i trenave është bërë më i rrallë pasi që hekuri mund të arrijë temperaturën deri në 50 gradë dhe është rrezik për shkrirje.

Shumë persona u janë drejtuar plazheve për të u freskuar.

Gjithsesi nesër pritet që të ketë rëine të temperaturave në Britani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat