Stamboll, policia arreston mbi 6000 migrantë

Evropë

Stamboll, policia arreston mbi 6000 migrantë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:18
Foto

Autoritetet turke njoftuan sot arrestimin vetëm dy javët e fundit të mbi 6 000 migrantëve, përfshirë shtetas sirianë, të cilët jetojnë pa dokumente të rregullta në Stamboll, në kuadër të një kontrolli në sfondin e ndjenjave të forta antimigratore në Turqi.

”Që nga data 12 korrik kemi nisur një operacion. Kemi ndaluar 6 122 persona në Stamboll, përfshirë 2 600 afganë. Një pjesë e këtyre personave janë sirianë”, deklaroi ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu në një intervistë për televizionin turk NTV.

Soylu përgënjeshtroi ndërkohë që sirianët ishin dëbuar për në shtetin e tyre, i shkatërruar nga një luftë e përgjakshme civile që nga viti 2011, pasi disa OJQ konfirmuan se kanë dokumentuar raste të personave të dërguar në Siri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat