Regjistrohet temperatura më e lartë në Paris

Evropë

Regjistrohet temperatura më e lartë në Paris

Më: 25 korrik 2019 Në ora: 18:00
Foto ilustrim

Në Paris është shënuar temperatura me e lartë, prej se kanë filluar matjet metereologjike nga ana e njeriut, ka thënë Instituti francez për metereologjinë.

Temperatura e regjistruar të enjten ka qenë 40.6 gradë Celsius, më e lartë se ajo e vitit 1947, e cila ka qenë 40.4 gradë Celsius.

Vala e të nxehtit mund të shënojë rekord të ri të temperaturave

Ndërkohë, institucionet për parashikimin e motit në Britani të Madhe, thanë se temperatura më e lartë për muajin korrik – 36.9 Celsius – u regjistrua më 25 korrik.

“Ne kemi thyer rekordin maksimal të temperaturës së korrikut”, u tha në njoftimin britanik.

Temperaturat në Holandë, për herë të parë, kanë kaluar mbi 40 gradë Celsius, por Instituti Kombëtar i Meteorologjisë tha se do të hetonte matjet për të siguruar se ato ishin të sakta.

Është paralajmëruar se Gjermania, Holanda, Luksemburgu dhe Zvicra gjithashtu mund të përballen me temperatura që tejkalojnë 40 gradë Celsius.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat