Arrestohet gruaja që kërcënoi fëmijët e Aleksandër Vuçiq

Evropë

Arrestohet gruaja që kërcënoi fëmijët e Aleksandër Vuçiq

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 13:21
Aleksandër Vuçiq

Një grua me inicialet A.J.A. 39 vjeçare nga Shabaci u arrestua nën dyshimin për kërcënim ndaj fëmijëve të presidentit serb Aleksandar Vuçiq nëpërmjet rrjetit social, Twitter.

Sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë ajo u arrestua për shkak të dyshimit se kreu veprën penale të rrezikimit të sigurisë.

Sipas urdhrit të Departamentit Special të Krimeve të Larta Teknike të Prokurorisë në Beograd, e dyshuara do të mbahet në paraburgim deri në 48 orë, pas së cilës, me një padi penale, do të dërgohet në prokurorinë kompetente.

Duke folur për kërcënimet ndaj tij dhe fëmijëve të tij në Twitter, Vuçiq tha se nuk ka ankth psikologjik, por pakënaqësi dhe urrejtje politike për përparimin e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat