Hetimet kundër Lëvizjes Gylen, arrestohen 47 persona

Evropë

Hetimet kundër Lëvizjes Gylen, arrestohen 47 persona

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:06
ilustrim

Pjesëtarët e policisë turke mëngjesin e sotëm në disa qytete kanë arrestuar së paku 47 persona nën dyshimin se kanë lidhje me Lëvizjen Gylen, raporton Anadolu.

Me urdhër të Prokurorisë republikane në Ankara, e cila udhëheq hetimin kundër FETO-s, në Stambol dhe në 29 qytete tjera turke filloi aksioni i njëkohshëm i arrestimit të personave për të cilët dyshohet se janë pjesëtarë të Lëvizjes Gylen. Sipas informacioneve të Anadolu, deri më tani në gjithsej 30 qytete turke janë arrestuar së paku 47 persona.

Në kuadër të hetimit, prokuroria dha urdhër për arrestimin e së paku 64 personave, në mesin e të cilëve 44 janë policë në shërbim aktiv. Policia sot në mëngjes kreu bastisje në gjithsej 75 adresa, ndërsa kërkohen edhe së paku 17 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat