Trupat e nënës dhe vajzës gjenden të përqafuar

Evropë

Trupat e nënës dhe vajzës gjenden të përqafuar

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 16:17
Provinca e Duzces në Turqi.

Përmbytjet e furishme të 17 Korrikut përveç dëmeve të mëdha materiale shkaktuan edhe shumë viktima në Provincën e Duzces në Turqi.

7 persona, mes të cilëve 4 fëmijë, rezultuan të zhdukur në ujërat që vërshuan në fshatin Esmahanım. Më herët forcat e kërkim-shpëtimit kishin gjetur trupat e 3 personave.

Për gjetjen e 4 të zhdukurve të tjerë, autoritetet mobilizuan 213 forca me 48 automjete, 8 varka dhe 3 helikopterë.

Pas punës disa ditore, sëfundmi është arritur të gjenden trupat e një nëne të re me vajzën e saj, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Sipas agjencisë së lajmeve “IHA”, trupat e nënës dhe vajzës së saj të mitur u gjetën të përqafuar në përroin e lumit, poshtë një ure.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat