Punëdhënësit gjermanë nuk planifikojnë të punësojnë punëtorë të ri

Evropë

Punëdhënësit gjermanë nuk planifikojnë të punësojnë punëtorë të ri

Më: 29 korrik 2019 Në ora: 14:27
Foto ilustrim

Një numër i vogël i kompanive gjermane po planifikojnë të punësojnë staf të ri, sipas Institutit Ifo.

Kjo është treguar nga fakti se Barometri i punësimit të Institutit Ifo në Munih ra në 99.6 pikë në korrik, krahasuar me 100 pikë të qershorit.

"Ftohja" e ekonomisë po prek gjithnjë e më shumë tregun e punës, pasi koha e lulëzimit të hapjes së vendeve të reja të punës për tani ka mbaruar.

Tregu i punës në sektorin prodhues gjerman është ende i dobët. Një numër i ndërmarrjeve industriale kanë njoftuar se kanë ndërmend të reduktojnë fuqinë punëtore.    

Në tregti, pushimet nga puna dhe vendet e reja të punës janë pak a shumë në ekuilibër.    

Sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve planifikojnë të punësojnë më shumë punëtorë, edhe pse ofruesit e shërbimeve do të bëjnë më pak se sa ishte rasti deri më tani, sipas deklaratës së IFO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat