Horror mes bandave në Francë, të paktën tre të vdekur - Bota Sot
Horror mes bandave në Francë, të paktën tre të vdekur

Evropë

Horror mes bandave në Francë, të paktën tre të vdekur

Më: 30 korrik 2019 Në ora: 07:52
Ilustrim

Policia franceze ka nisur një kërkim për të dyshuarit brenda dhe rreth qytetit jugor të Marsejës pasi tre persona u vranë të dielën vonë, duke përfshirë një kalimtar, nga të shtënat që besohet të ishte një mosmarrëveshje bandash, thanë zyrtarët.

Sipas mediave të huaja, dy persona të njohur për autoritetet u vranë në të shtënat në qytetin jugor Ollioules, në perëndim të qytetit portual francez Toulon, tha policia.

Shkëmbimi i zjarrit gjithashtu i ka marrë jetën një gruaje 57-vjeçare, një pasagjere në një skuter, e cila u kap nga zjarri.

Burri i gruas u plagos dhe u dërgua në spital. Mediat lokale thanë se ata ishin vizitorë të rregullt në zonë.

Ndërsa siç thuhet tutje, dy të dyshuarit e armatosur u larguan nga skena e krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat