Franca kërkon lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës në Rusi

Evropë

Franca kërkon lirimin e menjëhershëm të liderit të opozitës në Rusi

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 10:59
Alexei Navalny

Të bësh opozitë në Rusi është jashtëzakonisht shumë e vështirë.

Në Rusi së fundmi janë arrestuar qindra opozitar përfshirë edhe liderin Alexei Navalny me preteksin e marrjes pjesë në protesta dhe tubime të paautorizuara.

Franca iu bashkua zërave kundër arrestimit të qindra opozitarëve në Rusi. Më herët arrestimin e opozitarëve e kanë kundërshtuar edhe Gjermania, Bashkimi Europian etj.

Franca iu kërkoi autoriteteve ruse lirimin e menjëhershëm të liderit opozitar, pasi arrestimi i opozitarëve cënon demokracinë.

Kujtojmë që nga qelia si shkak i disa problemeve shëndetësore Navalny u shtru në spital, ku nuk përjashtohet pista e helimimit. Pas kurimin Navalny u kthye prap në burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat