Bullgari: 17,000 derra do të vriten për shkak të etheve afrikane

Evropë

Bullgari: 17,000 derra do të vriten për shkak të etheve afrikane

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Autoritetet bullgare njoftuan sot se do të vriten 17,000 derra pas një shpërthimi të etheve afrikane në një fermë në veri, ferma e pestë industriale që u godit nga virusi.

Më shumë se 100,000 derra janë vrarë tashmë në katër ferma të tjera në dy javët e fundit.

Virusi u zbulua në një fermë në Slivov afër qytetit Svishtov në Danub.

Bullgaria mobilizoi forcat ushtarake dhe policore për të ndihmuar në luftimin e sëmundjes dhe mbrojtjen e industrisë së derrave.

Ethet e derrave afrikanë janë një sëmundje shumë ngjitëse që prek si derrat shtëpiakë ashtu edhe ata të egër. Ai nuk transferohet te njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat