Kërmij gjigantë pushtojnë Moskën

Evropë

Kërmij gjigantë pushtojnë Moskën

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 17:39
Foto

Kërmij gjigantë të gjatë deri në 15 centimetra, përmbytën Moskën dhe trembën disa banorë të qytetit.

Lloji Arion vulgaris, i quajtur gjithashtu  si kërmijtë spanjollë, është i njohur për shkaktimin e dëmeve të rënda në bimë dhe gjithashtu transmeton bakteret që janë të rrezikshëm për kafshët shtëpiake.

Kërmijtë spanjollë janë ndër 100 dëmtuesit më të mëdhenj në Evropë, sipas DAISIE, transmeton KosovaPress.

Ky kërmilli është një hermafrodit, që do të thotë se mbart si qeliza seksi mashkull ashtu edhe femër.

Një kërmilli mund të bëjë 400 vezë gjatë një procesi çiftëzimi.

Jo vetëm që shkatërron bimët, por kjo specie transmeton parazitët që janë të dëmshëm për kafshët shtëpiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat