Maas: Dëmshpërblimet e luftës për Poloninë janë çështje e mbyllur

Evropë

Maas: Dëmshpërblimet e luftës për Poloninë janë çështje e mbyllur

Më: 31 korrik 2019 Në ora: 23:36
Konferenca per media

Gjermania ndjehet moralisht përgjegjëse për Luftën e Dytë Botërore, por çështja e dëmshpërblimeve për Poloninë ka përfunduar, deklaroi sot në Varshavë ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas.

“Kjo çështje është e mbyllur për Gjermaninë”, tha Maas në një konferencë për shtyp të përbashkët me homologun e tij polak, Jacek Czaputowicz, duke ripërsëritur pozicionin e qeverisë gjermane.

“Njëkohësisht, Gjermania mban përgjegjësinë morale për luftën dhe askush nuk duhet të harrojë vuajtjet që kaloi Polonia”, theksoi Maas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat