Fëmija 3 vjeç gjen vdekjen, spitali i kishte dhënë ujë me sheqer, por vogëlushi ishte diabetik

Evropë

Fëmija 3 vjeç gjen vdekjen, spitali i kishte dhënë ujë me sheqer, por vogëlushi ishte diabetik

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 09:03
Ilustrim

Një fëmijë vetëm 3 vjeç gjeti vdekjen në Valli del Pasubio të Vicenza të Italisë, pasi spitali e dërgoi dy herë në shtëpi.

Vogëlushi kishte dhimbje të forta barku dhe për dy herë ishte dërguar nga prindërit në spital, por të dyja radhët ishte nxjerrë.

Gjatë natës mes të hënës dhe të martës, vogëlushi Giulio Cortiana gjeti vdekjen.

Prindërit akuzojnë se mjekët nuk i bën asnjë analizë vogëlushit, duke i dhënë vetëm ujë dhe sheqer.

Vetëm pasi u shtrua për herë të dytë, mjekët kuptuan se fëmija ishte diabetik.

Kjo bëri që mjeku që e ndoqi, të vihet nën akuzë. Ndërkohë familjarët pretendojnë se mjeku e pa të zbehtë dhe dehidratuar, duke rekomanduar që ti jepnin ujë me sheqer.

Por për shkak se nuk iu bë asnjë analizë, mbidoza e sheqerit i mori jetën, ku nga vizita e dytë në spital, u zbulua se ishte diabetik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat