Zgjedhjet në Uells testi i parë për Johnson

Evropë

Zgjedhjet në Uells testi i parë për Johnson

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 14:49
Boris Johnson

Testi i parë zgjedhor në Britaninë e Madhe pas ”pushtimit” të udhëheqjes konservatore nga Boris Johnson.

Është ende në lojë vota për kolegjin e Breconit dhe Radnorshajërit, në Uells, ku Partia Konservatore është e destinuar të humbasë vendin që kishte në favor të një kandidati pro BE nga ana e liberal-demokratëve.

Rezultati i zgjedhjeve nuk ka domethënie të veçantë në nivel kombëtar, por është i  lidhur me ngjarjet që i paraprinë ardhjes së Johnsonit në pushtet.

Deputeti konservator në largim, Chris Davies u detyrua të jepte dorëheqjen pasi u dënua se kishte falsifikuar shpenzimet e zgjedhjeve.

Një njollë që duhet të shpërblejë hakmarrjen e liberal-demokratëve anti-Brexit, historikisht forca e parë në Brecon dhe Radnorshajër që nga 1997-a.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat