Dy mbështetës të dyshuar të ISIS-it arrestohen në Rusi

Evropë

Dy mbështetës të dyshuar të ISIS-it arrestohen në Rusi

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Një gjykatë në republikën ruse të Tatarstanit arrestoi dy persona të dyshuar për mbështetjen e grupit ekstremist Shteti Islamik (IS) dhe për planfikimin e një sulmi terrorist.

Gjykata e qarkut Vakhitov i dërgoi të enjten dy të dyshuarit Ruslan Shamsutdinov dhe Ilshat Zainabutdinov në paraburgim për dy muaj.

Ata u arrestuan një ditë më parë dhe u akuzuan për propagandim të terrorizmit dhe rekrutim për një grup terrorist.

Shërbimi Federal i Sigurisë tha se agjentët e tij konfiskuan eksplozivë dhe përbërës për pajisje shpërthyese nga dy të dyshuarit, transmeton rel.

Autoritetet ruse kanë thënë se, në vitet e fundit, rreth 2,000 shtetas rusë kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar së bashku me militantët e Shtetit Islamik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat