Tronditet Gjermania, del video ku 36-vjeçari vritet me shpatë në mes të qytetit

Evropë

Tronditet Gjermania, del video ku 36-vjeçari vritet me shpatë në mes të qytetit

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:04
Pamje nga aksidenti

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në qytetin Stuttgart të Gjermanisë, ku si pasojë një 36 vjeçar mbeti i vdekur pasi u qëllua nga vrasësi disa herë me shpatë në kokë.

Viktima është sulmuar në një rrugë në orët e vona të pasdites, kanë njoftuar autoritetet gjermane, shkruan Deutsche Welle.

“Dëshmitarët e rastit kanë njoftuar policinë me të parë rastin, i cili ndodhi pas një mosmarrëveshje. Ndërsa pas sulmit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me biçikletë”.

Policia më vonë e ka arrestuar një person të dyshuar për këtë vrasje të rëndë dhe tani ai është duke u marrë në pyetje nga Policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat