Rusia vazhdon rrezikimin e botës me komplekse nukleare

Evropë

Rusia vazhdon rrezikimin e botës me komplekse nukleare

Më: 1 gusht 2019 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Rosatomi, korporata shtetërore ruse nukleare ka mohuar këto akuza.

Rrjedhja nukleare ndodhi në vitin 2017 dhe u regjistrua nga shkencëtaret në disa shtete të ndryshme evropiane.

Asnjë komb apo organizatë nuk ka marrë përgjegjësinë për rrjedhjen, e cila, edhe pse masive, nuk besohet që ka lënduar ndokënd.

Studimi i ri ka përdorur më shumë se 1300 matës për të gjurmuar burimin e mundshëm të rrjedhjes e që është rajonin e Uraleve në Rusi, ku qëndron kompleksi nuklear i Mayajkut.

Në tetorin e vitit 2017, një re masive e radiacionit nuklear qarkulloi nëpër Evropë, duke lëshuar në atmosferë prej 30 deri në 100 herë më shumë radiokaktivitet se sa aksidenti i Fukushimas në vitin 2011. Burimi i asaj rrjedhjeje ka mbetur mister, shkruan Periskopi, pasi që asnjë komb apo organizatë nuk mori përgjegjësinë.

Por, tash një studim pretendon se e ka gjetur atë në kompleksin nuklear të Mayakut në Rusinë Jugore.

Rrjedhja e parë nukleare u regjistrua më 2 tetor të vitit 2017, kur një ekip shkencëtarësh italianë regjistruan nivele të pazakonshme të larta të izotopeve radioaktive të quajtura ruthenium-106 mbi qytetin e bukur të Milanos.

Pak orë më vonë, edhe shkencëtarët në Republikën Çeke, në Norvegji, në Austri dhe në pesë vende të tjera evropiane lëshuan alarmin pasi kishin detektuar po këto nivele të rutheniumit-106.

U bë e qartë se një aksident nuklear kishte ndodhur diku në Euroazi.

Për fat të mirë, radiacioni i lëshuar nuk ishte i rrezikshëm për njerëzit. Instituti për Mbrojtje Radiologjike dhe Siguri Nukleare shkroi në vitin 2017 që “koncentrimi i niveleve të rutheniumit-106 në ajër që ishte regjistruar në Evropë dhe posaçërisht në Francë, nuk kishte pasoja mbi shëndetin e njerëzve dhe për mjedisin,” por shtoi se situata mund të ishte e rrezikshme afër vendit të aksidentit.

Rosatomi ka mohuar gjetjet e bëra nga studimi i fundit që e bëjnë përgjegjëse për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat