Lajmi për vrasjen i shkoi në Gjermani, babai i 10 vjeçarit të vrarë kthehet nesër në Zagreb

Evropë

Lajmi për vrasjen i shkoi në Gjermani, babai i 10 vjeçarit të vrarë kthehet nesër në Zagreb

Më: 2 gusht 2019 Në ora: 19:04
“Ai ka vrarë djalin tim. Një burrë ma ka thënë këtë”, është shprehur ai duke thënë se do të kthehet në Kroaci nesër

Një nga të vrarët në ngjarjen makabër të ndodhur në Zagreb të Kroacisë është edhe një djalë 10 vjeçar.

Lajmi i tmerrshëm për vrasjen e 10 vjeçarit nga taksisti 36 vjeçar Igor Nadj, ka mbërritur edhe në Gjermani, atje ku jeton babai i viktimës.

“Ai ka vrarë djalin tim. Një burrë ma ka thënë këtë”, është shprehur ai duke thënë se do të kthehet në Kroaci nesër.

Siç shkruan Jutranji.hr, Igor Nadj, përpara se të vriste vetën, ka qëlluar për vdekje Maja Tojagic, me të cilën ai ka pasur një fëmijë, dhe gjithashtu edhe djaloshin 10 vjeçar.

Rastin e vrasjes e kanë konfirmuar edhe nga Policia kroate. Marko Rastiq shefi i Policisë së Zagrebit ka thënë se Igor Nadj me profesion ishte taksist që kishte lindur në Vukovar.

Ngjarja makabre ka ndodhur mbrëmë rreth orës 10 të natës, ndërkohë ende nuk dihen motivet.

Sipas atyre që janë raportuar besohet se xhelozia ka qenë një prej shkaqeve, pasi që bëhet  fjalë për disa lidhje të ndërlikuara martesore.

‘Ne nuk e kemi përcaktuar motivin deri tani.  Hetimet penale kriminale janë duke u zhvilluar”, ka thënë shefi i Policisë.

Ai ka treguar se di autori i vrasjes së 6 personave, ka vrarë veten, derisa e kishte izoluar policia  në Zonën e Brezovicës dhe i kishte bërë thirrje të dorëzohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat