Kristalina Georgieva nominohet nga BE-ja për shefe të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Evropë

Kristalina Georgieva nominohet nga BE-ja për shefe të Fondit Monetar Ndërkombëtar

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 00:36
Kristalina Georgieva

Qeveritë e Bashkimit Evropian e kanë nominuar bullgaren, Kristalina Georgieva, për ta drejtuar Fondin Monetar Ndërkombëtar, duke i dhënë fund një bllokade në mes të 28 vendeve anëtare.

Georgieva aktualisht është duke shërbyer si shefe ekzekutive e Bankës Botërore, shkruan Financial Times.

Muajin e kaluar, Christine Legarde, ka dhënë dorëheqje nga pozita e menaxheres drejtuese të FMN-së për të marrë rol të ri si kryetare e Bankës Qendrore të Evropës.

Në garën për kreun e FMN-në përveç Georgievas, janë edhe Jeroen Dijsselbloem –  ish ministër i Financave i Holandës; Nadia Valciono, ministër i Financave i Spanjës dhe Olli Rehn, guvernator i Bankës Qendrore të Finlandës dhe ish komisionar i Evropës për euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat