Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani del e para në pjesën lindore të vendit

Evropë

Partia e ekstremit të djathtë në Gjermani del e para në pjesën lindore të vendit

Më: 4 gusht 2019 Në ora: 12:18
Foto ilustrim

Partia gjermane e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka arritur që në sondazhe të dalë e para në pjesën lindore të vendit, duke e kaluar partinë e kancelares Angela Merkel, CDU’në. Ky sondazh vjen një muaj para zgjedhjeve rajonale.

Partia AfD po favorizohet me 23% të votave në pjesën lindore, ndërsa partia CDU renditet e dyta me 22%. Partia e ekstremit të majtë, Linke, parashikohet që të marrë 14%, partia e Gjelbër 13% ndërsa Partia Social Demokrate mund të marrë vetëm 11%. Të gjitha këto statistika vijnë nga sondazhi i organizuar nga gazeta Bild am Sonntag, shkruan Reuters.

AfD u bë pjesë e parlametit gjerman për herë të parë në vitin 2017 si partia e tretë më e madhe, e ndihmuar nga votues të cilët ishin të pakënaqur nga vendimi i kancelares Merkel që t’i pranojë azilkërkuesit nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Ky sondazh anketoi 1.419 persona nga 25 deri më 31 korriku.

Në nivelin kombëtar, sondazhi tregon se AfD do të rritet me një përqind, duke marrë rreth 14%. Madje edhe Social Demokratët do të marrin 13%.

E para pritet të dalë CDU me 26% ndërsa e dyta pritet që të dalë partia e gjelbër me 23%.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat