Zvicra jep bursa për të interesuarit për doktoraturë - Bota Sot
Zvicra jep bursa për të interesuarit për doktoraturë

Evropë

Zvicra jep bursa për të interesuarit për doktoraturë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 22:19
Foto ilustrim

Ambasada e Zvicrës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se jep bursa për studentët e huaj, të cilët janë të shkëlqyeshëm në mësime.

Përmes Komisionit Federal për Bursa për Studentë të Huaj (FCS), Konfederata Zvicerane jep bursa të ndryshme pasuniversitare për studiues të huaj.

Bursat janë të destinuara për studimet në doktoraturë si dhe pas doktorature në universitetet zvicerane, institutet federale të teknologjisë dhe universitetet e shkencave të aplikuara.

Në këto bursa nuk hyjnë ato për studime në Bachelor ose Master.

Kriteret e pranueshmërisë, informacioni mbi procedurën e aplikimit, adresat e kontaktit dhe informacione të mëtejshme mund të gjenden në secilin vend në faqen e internetit të Komisionit Federal për Bursa për Studentë të Huaj (FCS).

Afati i paraqitjes në Ambasadën e Zvicrës në Maqedoninë Veriore është 15 nëntori 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...