Shpërthejnë depot e armëve ruse në Siberi, disa persona të plagosur - Bota Sot
Shpërthejnë depot e armëve ruse në Siberi, disa persona të plagosur

Evropë

Shpërthejnë depot e armëve ruse në Siberi, disa persona të plagosur

Më: 6 gusht 2019 Në ora: 00:11
Foto ilustrim

Mijëra njerëz janë evakuar nga disa fshatra përrreth një baze ushtarake në Siberi, pas një serie shpërthimesh të municioneve.

Së paku 8 njerëz janë plagosur përfshirë këtu edhe personelin e shërbimeve afër qytetit Achinsk. Tre nga të lënduarit janë duke u trajtuar në spital, shkruan BBC.

Raportohet se depot përmbajnë mijëra pjesë të artilerisë dhe se është shpallur gjendja emergjente në qytetin e Krasnoyarsk.

Rreth 3 mijë persona janë shpërngulur, megjithëse zyrtarët e qytetit të Achinsk i kanë thënë agjensisë së lajmeve Tass se më shumë se 11 mijë banorë janë përgatitur për tu evakuuar. Shkaku i shpërthimit deri më tani nuk po është mediat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...