Gjermani, tregues të dobët të ekonomisë në tremujorin e dytë

Evropë

Gjermani, tregues të dobët të ekonomisë në tremujorin e dytë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Ekonomia gjermane mbylli tremujorin e dytë të 2019 me tregues të dobët, sipas të dhënave të publikuara, që tregojnë një ngadalësim të eksporteve ndërsa një luftë tregtare në rritje SHBA-Kinë kërcënon të çojë në një recesion të zgjatur global.

“Ndërsa eksportet nga ekonomia më e madhe evropiane ranë me 0,1% në tremujor, importet u rritën me 0,5 %”, theksoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis).

“Eksportet ranë me 8% në muajin qershor, në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, dhe importet u ulën 4,4%”, tha Destatis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat