Gjermania me ligj kundër qeseve plastike - Bota Sot
Gjermania me ligj kundër qeseve plastike

Evropë

Gjermania me ligj kundër qeseve plastike

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 19:59

Gjermania po planifikon një ligj për të ndaluar përdorimin e qeseve plastike, pasi marrëveshjet vullnetare me shitësit me pakicë për të zvogëluar përdorimin e tyre nuk kanë dhënë rezultate mjaft të mira, tha sot ministrja e Mjedisit Svenja Schulze.

"Ministria ime do të ndalojë përdorimin e qeseve plastike," tha ajo, pa specifikuar një afat kohor për planin, duke shtuar se qëllimi i saj "është të dalë nga shoqëria që hedh plastike dhe të përdorë më pak."

Deklaratat e ministres Schulze erdhën pas raportimeve të mëhershme të gazetës gjermane ‘Bild am Sonntag’ mbi planet e saj për të luftuar qeset plastike.

Bashkimi Evropian do të ndalojë disa produkte plastike të disponueshme si pjata, pirunë dhe thika nga viti 2021, por u ka lejuar të tjerëve një kohë kalimtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...