Flakët e “tërbuara” pushtojnë Gran Canarian, evakuohen 1000 njerëz - Bota Sot
Flakët e “tërbuara” pushtojnë Gran Canarian, evakuohen 1000 njerëz

Evropë

Flakët e “tërbuara” pushtojnë Gran Canarian, evakuohen 1000 njerëz

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Flakë të ashpra rreth 20 milje larg Las Palmas.

“Rreth 1.000 njerëz nuk ishin në gjendje të ktheheshin në shtëpi në Gran Canaria të dielën, pasi disa zona  u evakuuan nga një zjarr i gjerë i përhapur në Parkun Kombëtar dhe një zone të popullarizuar nga pushuesit në ishullin Spanjoll”, thanë shërbimet e urgjencës.

Zjarrfikësit përdorën aeroplanët dhe helikopterët për të luftuar flakët e ashpra rreth 20 milje larg Las Palmas.

“Zjarri përbën një kërcënim për disa qytete si dhe parkun kombëtar Tamadaba në perëndim të ishullit”, thanë autoritetet në Twitter”.

Dëshmitarja Carla Rodriguez e përshkroi skenën si “një nga imazhet më të dhimbshme që kam parë në jetën time”.

Rodriguez po shkonte në Juncalillo me disa miq në një festival lokal.

“Herën e parë kur pashë zjarrin ne po arrinim devijimin drejt Juncalillo dhe e kuptova se sa afër ishte. Unë nuk e prisja atë, pasi kisha lexuar se ishte nën kontroll në zona të ndryshme,” i tha Rodriguez Reuters.

“Por pas festës, kur u kthyem, pamë  se sa zjarri kishte përparuar dhe dalë jashtë kontrollit. Ishte shkatërruese. Më dolën lotët pasi që unë e dua natyrën dhe duke parë se digjej në atë mënyrë ishte mjaft shqetësuese."

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...