Hapet ura spektakolare për të vizituar kështjellën ku lindi mbreti Artur - Bota Sot
Hapet ura spektakolare për të vizituar kështjellën ku lindi mbreti Artur

Evropë

Hapet ura spektakolare për të vizituar kështjellën ku lindi mbreti Artur

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 16:08
Pamje nga video

Duke nisur nga e diela e 11 gushtit, njerëzit do të kenë mundësi që të vizitojnë kështjellën Tintagel, në Cornwall të Anglisë, vend ku sipas legjendës ka lindur mbreti Artur.

English Heritage, (enti publik britanik që menaxhon pasurinë kulturore), ka mbledhur rreth 5 milionë sterlina të cilët shërbyen për ndërtimin e një ure moderne, e cila lidh dy anët e kështjellës.

Ura e vjetër e ndërtuar në mënyrë artizanale, u rrëzua mes viteve 1400 dhe 1500, si pasojë erozionit.

Ndërkohë ura e re është ndërtuar me hekur dhe dru dhe ndodhet në 60 metra lartësi, në mënyrë që turistët të kenë mundësi që të shijojnë panoramën përreth.

Po ashtu nëpërmjet saj evitohet mundësia që dallga e lartë të bllokojë kalimin.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...