Në një veturë në Zagreb matet temperatura 81 gradë Celsius - Bota Sot
Në një veturë në Zagreb matet temperatura 81 gradë Celsius

Evropë

Në një veturë në Zagreb matet temperatura 81 gradë Celsius

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 19:01
Foto ilustrim

Në një makinë të parkuar në diell në Zagreb, është matur temperatura 81 gradë Celsius, njofton Auto-klubi Maksimir duke paralajmëruar se do të propozojë masa parandaluese, përfshirë zhvillimin e një termometri për të paralajmëruar temperaturën e tepërt në automjet.

Më 25 korrik, në një tjetër veturë ishte matur temperatura prej 74 gradë Celsius, raporton Hina.

Për shkak të valëve të shpeshta dhe të gjata të vapës, dhe ndryshimit të kushteve klimatike, disa masa mbrojtëse do të propozohen vitin e ardhshëm.

"Ne do të iniciojmë prodhimin e termometrave, të cilët do të sinjalizojnë për të paralajmëruar rritjen e tepërt të temperaturës në makina, traktorë, kamionë dhe makina ndërtimi", thuhet në deklaratë.

Auto-klubi Maksimir gjithashtu njoftoi se do të bëjnë një analizë të efekteve të mundshme negative të temperaturave të larta në materialet e instaluara brenda makinës, si dhe përcaktimin se cilat lëngje dhe materiale janë një rrezik i mundshëm për shkak të avullimit, shpërthimit ose ndezjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...