Tragjike/ Mbytet anija, vdesin 3 fëmijë - Bota Sot
Tragjike/ Mbytet anija, vdesin 3 fëmijë

Evropë

Tragjike/ Mbytet anija, vdesin 3 fëmijë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 08:09
Brigjet e Normandy

Tre fëmijë kanë ndërruar jetë në brigjet e Normandy në Francë pasi anija me të cilën ata udhëtonin së bashku me familjen e tyre u godit nga një dallgë gjigande.

Tre më të rritur arritën ti mbijetonin dramës që ndodhi të hënën në det 0,5 milje larg plazhit Agon-Coutainville në jug të Cherbourg.

Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në vendngjarje por kabina ku ishin bllokuar fëmijët ishte nën ujë për ca kohë duke shkaktuar mbytjen e tyre.

Dy motra përkatësisht 13 dhe 9 vjeçe si dhe një djalë i moshës 7 vjeç ishin viktimat e tragjedisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...