Mali i Zi, deri 20 mijë euro gjobë për pirjen e cigares në ambiente të mbyllura - Bota Sot
Mali i Zi, deri 20 mijë euro gjobë për pirjen e cigares në ambiente të mbyllura

Evropë

Mali i Zi, deri 20 mijë euro gjobë për pirjen e cigares në ambiente të mbyllura

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Në Malin e Zi hyn sot në fuqi ligji për kufizimin e përdorimit të produkteve të duhanit në mjedise të mbyllura.

Për të gjithë ata që do ta shkelin këtë ligj gjoba e parashikuar arrin deri në 20 000 euro.

Ligji me të cilin ndalohet përdorimi i produkteve të duhanit në hapësira publike të mbyllura, përveçse në kazino, u miratua në mënyrë unanime më 31 korrik.

Me ligjin e ri nuk lejohet pirja e duhanit në çfarëdo lloj hapësire ose në zonat ku konsumohet ushqim dhe pije.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat