Berlini ende pret një rritje të vogël ekonomike në vitin 2019

Evropë

Berlini ende pret një rritje të vogël ekonomike në vitin 2019

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 17:37
Ilustrim

Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel beson se ekonomia gjermane do të shënojë ende rritje këtë vit përkundër një rënie që regjistroi në tremujorin e dytë.

"Siç e ka thënë tashmë kancelarja, qeveria aktualisht nuk e sheh nevojën për masa të mëtejshme për të stabilizuar ekonominë. Politika fiskale e qeverisë gjermane është tashmë e gjerë," tha një zëdhënëse e qeverisë gjermane.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmayer tha më herët sot se Gjermania nuk është ende në recesion dhe mund ta shmangë atë nëse ndërmerr masat e duhura.

GDP e Gjermanisë, ekonomia më e madhe e Evropës, ra me 0,1 për qind në periudhën prill-qershor 2019, pasi u rrit me 0.4 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, sipas shifrave të publikuara sot nga Zyra Federale e Statistikave të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat