Vajza e miliarderes së njohur gjendet e vdekur në pishinë

Evropë

Vajza e miliarderes së njohur gjendet e vdekur në pishinë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 17:37
Ilustrim

Mediat e huaja kanë raportuar se një adoleshente u gjet e vdekur  në një pishinë teksa ishte me pushime në Spanjë.

Siç edhe u raportua, vajza është identifikuar si Josie Clacher dhe është vajza e miliarderes së njohur britanike.

Ajo u gjet e vdekur nga miqtë e saj mëngjesin e së martës.

Policia dhe ambulanca u nisën për në vendngjarje dhe u përpoqën ta rikthenin në jetë, por ishte e pamundur.

Josie është vajza e Rachel Clacher, e cila themeloi “Moneypenny”, i vlerësuar me mbi 100 milion £ vetëm vitin e shkuar.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat