Gjashtë vende të BE-së do t'i pranojnë migrantët të bllokuar në Detin Mesdhe - Bota Sot
Gjashtë vende të BE-së do t'i pranojnë migrantët të bllokuar në Detin Mesdhe

Evropë

Gjashtë vende të BE-së do t'i pranojnë migrantët të bllokuar në Detin Mesdhe

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 16:43
Migrantët në Detin Mesdhe.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, tha se gjashtë vende të BE-së, janë pajtuar të marrin rreth 150 migrantë të cilët po qëndrojnë në një anije në Detin Mesdhe, pasi Italia u ndaloi hyrjen në territorin e saj.

Migantët do të shkojnë në Francë, Gjermani, Rumani, Portugali, Spanjë dhe Luksemburg.

Kryeministri Conte kritikoi ministrin e Brendshëm, Matteo Salvini për ndalesën ndaj migrantëve duke i thënë se ai është i “fiksuar” pas mbylljes së porteve të Italisë për migrantët.

Para njoftimit të Contes, Spanja tha se po punonte me shtetet e tjera të BE-së dhe Komisionin Evropian për të gjetur një "zgjidhje të përbashkët dhe të rregullt", dhe ishte e gatshme të "merrte pjesë në një shpërndarje të ekuilibruar të migrantëve në bordin e anijes".

Edhe zyrtarët francezë dhe gjermanë konfirmuan se po zhvillonin bisedime për të zgjidhur këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...