Taksisti 20 vjeçar dhunon 24 vjeçaren në Gjermani

Evropë

Taksisti 20 vjeçar dhunon 24 vjeçaren në Gjermani

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 11:35
Ilustrim

Mediat gjermane shkruajnë se një 24-vjeçare është dhunuar nga një taksistnë Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.

Sipas këtyre shkrimeve, e njejta kishte marrë taksin për t’u kthyer në shtëpi nga puna, mirëpo, pasi ka bërë disa kilometra, shoferi i taksisë ka ndaluar papritur aty e ka përdhunuar 24-vjeçaren.

E reja ka mundur t’i dalë nga duart taksistit dhe më pas është ndihmuar nga banorët e një banese pranë vendit të ngjarjes, teksa taksisti është larguar me shpejtësi.

Policia bën me dije se autori është rreth 20-vjec, me flokë kafe të shkurtër e me mjekër. Ai ka veshur një bluzë të bardhë dhe xhinse blu.

Policia u bën apel qytetarëve të Gjermanisë që nëse e shohin të riun të njoftojnë menjëherë në numrin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat