Merkel: Bashkimi i vërtetë i Evropës përfshinë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor

Evropë

Merkel: Bashkimi i vërtetë i Evropës përfshinë të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor

Nga: Fatmir Beka Më: 20 gusht 2019 Në ora: 09:34
Angela Merkel

Evropa do të jetë vërtetë e bashkuar vetëm kur të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian ka theksuar kancelaria gjermane Angela Merkel, Shkruan “Politika” përcjell “Bota Sot”.

Deklarata e kancelares gjermane siç transmeton portali “Politiko” përbën edhe një dëshmi të përkushtimit të Berlinit për zgjerimin e BE-së, gjë që është ide jo shumë popullore mes anëtareve të BE-së dhe votuesve në Evropën perëndimore shkruan gazeta.

Merkel ka fol në Hungari në shënimin e 30 vjetorit të ngjarjes simbolike “Piknku panevropian” që pat sjell një eksod të madh të banorëve të Gjermanisë Lindore në Perëndim, rënies së perdes së hekurt dhe afrimit të evropës lidnore me perëndimin.

Por , kancelarja ka nënvizuar se uniteti evropian nuk do të përmbyllet përderisa i gjithë Ballkani nuk i bashkohet Bashkimit Evropian.

„Nëse shikoni gjërat nga këndi gjeo-strategjik dhe shikoni hartën, do të shihni se Evropa në mënyrë të vërtetë do bashkohet vetëm me shtete e Ballkanit perëndimor” ka thënë Merkel para gazetarëve në qytetin hungarez Shopron ka transmetuar Zëri i Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat