Macron nikoqir i Samitit G7 në fundjavë

Evropë

Macron nikoqir i Samitit G7 në fundjavë

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 16:19
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron do të jetë nikoqir i samitit G7 këtë fundjavë, vetëm disa ditë pas takimit me homologun rus Vladimir Putin, duke shpresuar të ruajë imazhin e tij të një ndërmjetësi global në mes të pasigurisë së thellë politike dhe ekonomike në botë, me gjithë përçmimin e hapur të presidentit Donald Trump për bisedime shumëpalëshe, shkruan AP.

Deri më tani, përpjekjet e Macron kanë rezultuar të pasuksesshme dhe nuk pritet  për ndonjë rezultat specifik të G-7 mes pikëpamjeve të ndryshme të Evropës dhe SHBA-së, vlerëson agjencia.

Trump dhe udhëheqësit e tjerë të G-7, do të takohen të shtunën dhe do të kalojnë tre ditë në qytetin e Biarritz në Francën jugperëndimore.

Franca kryeson G7 këtë vit, e cila përfshin edhe SHBA-në, Britaninë, Kanadanë, Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat