Macron: Kriza në Ukrainë të zgjidhet para hyrjes së Rusisë në G7 - Bota Sot
Macron: Kriza në Ukrainë të zgjidhet para hyrjes së Rusisë në G7

Evropë

Macron: Kriza në Ukrainë të zgjidhet para hyrjes së Rusisë në G7

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 20:11
Emmanuel Macron

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha sot se rikthimi i Rusisë në G7 pa adresuar krizën e Ukrainës do të ishte një gabim.

Ai shtoi se gjithashtu do të tregonte një dobësi të fuqive perëndimore.

Macron deklaroi se një veprim i tillë do të ishte një gabim strategjik që do të konfirmonte epokën e mosndëshkimit.

Udhëheqësi francez tha këtë përpara një samiti që do të zhvillohet në Biarritz këtë fundjavë.

Ai shtoi se kriza e Ukrainës duhet të zgjidhet para se Rusia të kthehet në tryezë, megjithëse mbetet thelbësore që Moska të vazhdojë të marrë parasysh krizat ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...