Brexit, Merkel: Ndoshta mund të gjejmë zgjidhje, pse jo - Bota Sot
Brexit, Merkel: Ndoshta mund të gjejmë zgjidhje, pse jo

Evropë

Brexit, Merkel: Ndoshta mund të gjejmë zgjidhje, pse jo

Më: 22 gusht 2019 Në ora: 00:07
Johnson dhe Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua sonte me kryeministrin britanik Boris Johnson në Berlin.

Merkel tha se ende është e mundur të rregullohet dalja e Britania e Madhe nga BE-ja, duke vlerësuar se është e mundur të hiqet pengesa kryesore gjatë rrugës -  çështja kufitare me Irlandën.

Përpara takimit me Johnson, Merkel u tha gazetarëve në prani të tij se një zgjidhje për çështjen e kufijve me Irlandën mund të gjendej para 31 tetorit kur Britania e Madhe do ta braktisë BE-në.

"Ne mund të gjejmë një zgjidhje brenda 30 ditëve të ardhshme, pse jo," tha Merkel.

Në prani të Merkel, Johnson pranoi se ishte përgjegjësia e vendit të tij të dalë me një zgjidhje për çështjen në fjalë dhe përshëndeti afatin 30-ditor që përmendi Merkel.

Pas takimit me Merkel, Johnson shkon nesër në Paris për bisedime me presidentin e Francës Emmanuel Macron, dhe më pas merr pj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...