Bllokohet qyteti francez, liderët botërorë mblidhen për samitin e G7-ës - Bota Sot
Bllokohet qyteti francez, liderët botërorë mblidhen për samitin e G7-ës

Evropë

Bllokohet qyteti francez, liderët botërorë mblidhen për samitin e G7-ës

Më: 24 gusht 2019 Në ora: 11:57
Qyteti bregdetar francez, Biarritz

Qyteti bregdetar francez, Biarritz, është vënë nën masa të rrepta sigurie nga forca të shumta policore dhe ushtarake para mbajtjes së samitit të grupit G7. Më shumë se 13 mijë policë dhe forca speciale janë angazhuar për sigurinë në këtë qytet.

Qendra historike e qytetit bask mbeti bosh pasi autoritetet i larguan të gjithë turistët të premten para arritjes së liderëve botërorë të shteteve më të zhvilluara, përfshirë presidentin amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrin britanik, Boris Johnson, të cilët do të zhvillojnë bisedime treditore për problemet botërore, duke nisur nga ndryshimet klimatike deri te luftërat tregtare.

Policia i ka larguar lundruesit nga uji pranë plazhit qendror, ndërsa anijet janë urdhëruar të largohen nga zona e sigurisë. Stacioni i trenit dhe aeroporti do të qëndrojnë të mbyllur gjatë fundjavës. Në kufirin me Spanjën ka kontrolle rrugore, ndërsa forca të shtuara janë vendosur përreth qytetit dhe në ndërtesa të larta.

Autoritetet e kanë ndaluar mbajtjen e protestave, por forcat e sigurisë janë vënë në gjendje gatishmërie për ndonjë tubim të mundshëm të jelekverdhëve.

“Qëllimi i këtyre veprimeve është siguria maksimale dhe mënjanimi i pengesave. Nuk do të tolerojmë asnjë kryengritje. Nëse ndodh, do të përgjigjemi”, tha ministri i brendshëm francez, Christophe Castaner, shkruan “The Guardian”.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...