Trump largohet nga samiti i G7-ës kur bisedohet për ndryshimet klimatike

Evropë

Trump largohet nga samiti i G7-ës kur bisedohet për ndryshimet klimatike

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 15:02
Takimi G7

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mungoi në tryezën e bisedimeve të liderëve të G7-ës kur u mbajt diskutim për ndryshimet klimatike dhe biodiversitetin.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, e arsyetoi mungesën e presidentit amerikan duke thënë se ai ishte i zënë me takime dypalëshe.

Kreu i shtetit francez madje tha se Trump i ka mbështetur përpjekjet e liderëve për t’i luftuar zjarret në pyjet e Amazonës.

“Ai nuk ishte në sallë, por ekipi i tij ishte aty. Nuk duhet ta interpretoni mungesën e presidentit amerikan. Shtetet e Bashkuara janë me ne kur bëhet fjalë për biodiversitetin dhe nismën për Amazonën”, shtoi Macron.

Liderët e shteteve më të zhvilluara janë pajtuar që t’i dhurojnë 20 milionë dollarë për t’i luftuar zjarret në pyje, shkruan “Reuters”,.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat