BE-ja u bën thirrje autoriteteve të përkrahin Paradën e Krenarisë në Bosnje

Evropë

BE-ja u bën thirrje autoriteteve të përkrahin Paradën e Krenarisë në Bosnje

Më: 27 gusht 2019 Në ora: 15:40
Foto nga arkivi

Zyra e Bashkimit Evropian në Bosnje dhe Hercegovinë mirëpret angazhimin e autoriteteve të Kantonit të Sarajevës, për të siguruar mbajtjen e Paradës e Krenarisë në Sarajevë më datën 8 shtator.

Kjo është hera e parë që në këtë vend organizohet Parada e Krenarisë.

“BE-ja qëndron me komunitetin LGBT (homoseksual, lesbike, biseksual, transgjinor) në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në mbarë botën”, thotë kjo zyrë përmes një deklarate, duke shtuar se "personat LGBTI kanë të drejtë të jetojnë pa diskriminim, kërcënime dhe të barabartë me të gjithë qytetarët e tjerë".

Bashkimi Evropian u ka bërë thirrje udhëheqësve politikë dhe autoriteteve që të përmbahen nga deklaratat që minojnë të drejtat themelore, dhe të ndihmojnë që Parada e Krenarisë të mbahet në mënyrë dinjitoze dhe paqësore, duke respektuar të drejtat e njeriut për të gjithë qytetarët e Bosnjes.

Zyra e BE-së në deklaratë kujton se vlerësimi i Komisionit Evropian për Bosnje dhe Hercegovinën identifikon si çështje kyçe mbrojtjen dhe gjithëpërfshirjen e komuniteteve të cenueshme, përfshirë atë LGBT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat