Taksë ditore për automjete për të kufizuar qarkullimin

Evropë

Taksë ditore për automjete për të kufizuar qarkullimin

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 18:11
Ilustrim

Rajoni i Brukselit, që kërkon të kufizojë përdorimin e veturave në kryeqytetin belg në orët e pikut të trafikut, synon të vendosë brenda pesë viteve një taksë të llogaritur në bazë të orarit të qarkullimit, konfirmoi ministrja rajonale e ngarkuar për Lëvizshmërinë, Elke Van den Brandt

“Idealisht, ky do të jetë një taksim kilometrik që pritet të zbatohet dhe në rajone të tjera si Flandre dhe Ëallonie.

Por, nëse për këtë do të duhen 10 vite për t’u bindur, ne nuk kemi luksin të presim në Bruksel. Në të gjitha rastet ne do të arrijmë aty”, theksoi kjo ekologjiste për të përditshmen belge “L’Echo”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat