Turqia kërkon avionë rusë/ Përgatitet blerja që zëmëron NATO-n dhe SHBA

Evropë

Turqia kërkon avionë rusë/ Përgatitet blerja që zëmëron NATO-n dhe SHBA

Më: 28 gusht 2019 Në ora: 21:35
Foto

Turqia duket nuk është mjaftuar vetëm me sistemet mbrojtëse anti-raketë S-400, por është duke diskutuar me Moskën edhe mundësinë e dërgimit të avionëve luftarake ruse, të tipit Sukhoi Su-57 dhe Su-35.

Ankaraja vazhdon të lëvizë drejt Rusisë, ndonëse blerjet e mëhershme të sistemeve raketore i tensionuan marrëdhëniet e saj me aleatët e NATO-s.
Shtetet e Bashkuara kanë qenë ato që e ngritën zërin më fort kundër marrëveshjes, duke mbërritur deri aty sa ta largonin Turqinë nga programi i tyre për prodhim të aeroplanëve F-35, të cilët Ankaraja kishte planifikuar t’i blinte.

Dimitry Shugaev, udhëheqës i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunim Ushtarak, pohoi se pala turke ka treguar interes të madh për sistemet Su-35 apo Su-57, ndonëse sipas tij, është ende herët për të diskutuar.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi në fund të gushtit, pas takimit me shefin e Kremlinit Vladimir Putin, se Turqia dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin për mbrojtje me Rusinë, duke përfshirë këtu dhe avionët luftarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat