Turisti hap derën e gabuar dhe bllokon aeroportin, anulohen 130 fluturime

Evropë

Turisti hap derën e gabuar dhe bllokon aeroportin, anulohen 130 fluturime

Më: 29 gusht 2019 Në ora: 09:14
Ilustrim

Aeroporti i Monacos në Bavari, të Gjermanisë u evakuua këtë të mërkurë, ndërkohë që 130 mijë fluturime u anuluan.

Kjo bëri që pesë mijë pasagjerë të mbeten të bllokuar në tokë. Kushtoi shumë gabimi i një turisti spanjoll, i cili kishte mbërritur në Gjermani nga Tajlanda.

Ai përhapi panik, teksa hapi gabimisht derën e gabuar. I riu duhet të shkonte në vendin e kontrollit të pasaportave, por hyri në një zonë të rezervuar.

Menjëherë u dha alarmi, ndërsa i riu vazhdonte të ecte. Kështu policia evakuoi një zonë të tërë të aeroportit dhe pas tre orësh u sqarua çdo gjë.

Turisti u shoqërua në polici, ndërkohë që po bëhen verifikime për të kuptuar nëse bëhet vërtetë fjalë për ngatërresë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat